Në shkurt nisin kreditë e buta, Veliaj viziton familjen përfituese

Mos i humb

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë se në shkurt do të rifillojë programi i kredive të buta të strehimit për vitin 2018 dhe të gjitha çiftet e reja mund të aplikojnë sërish për të qenë përfitues.

këtë njoftim Veliaj e bëri gjatë vizitës në shtëpinë e Arditit dhe Blerinës të cilët janë një nga çiftet e reja, që shtatorin e shkuar përfituan nga programi i Bashkisë së Tiranës për kredi të butë. Në pak javë, ata përfunduan të gjitha procedurat ligjore dhe tashmë kanë një shtëpi të re, në të cilën jetojnë së bashku me vajzën 3 vjeçare, Laizan.

Kryebashkiaku i Tiranës, uroi çiftin për shtëpinë e re dhe iu bashkua tryezës familjare.

Veliaj: Ju falenderoj me gjithë zemër për mikpritjen, ta gëzoni shtëpinë e re! Kur e nisëm këtë projekt, nuk besonim se do të kishte këtë impakt. Gjithmonë e pyesim veten: Këto vendime që marrim, a ia ndryshojnë jetën njeriut? Prandaj doja shumë të vija e t’ju vizitoja si familje që kishte qenë pjesë e projektit.”

Veliaj theksoi se programi për kreditë e buta për strehim tregoi se Bashkia e Tiranës funksionon më mirë sesa operatorët privatë, duke i ardhur në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi të përballonin interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre.

Veliaj: Më vjen mirë që bashkia po funksionon më mirë se privati, për shumë projekte na thonë se shteti po punon më mirë se privati. Privati mund të marrë më shumë kohë, më shumë burokraci.

Projekti “Subvencionimi i interesave të kredisë”, është një projekt i cili zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Vitin e kaluar nga ky projekt u miratuan 1000 familje përfituese të kredisë, fond i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë./Ora news.tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit