Bombardohet stacioni i policisë, 5 të vrarë në Kolumbi

Mos i humb

Të paktën 5 policë kanë mbetur të vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pasi u bombardua një stacion kolumbian i policisë.

Policët u mblodhën për të marrë detyrat e tyre në mëngjes kur bomba shpërtheu jashtë stacionit në qytetin Barranquilla.

Ata thanë se sulmi ishte një hakmarrje për një goditje ndaj trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Policia ka ofruar një shpërblim prej 12,700 paund për çdo infomacion në lidhje me autorët e ngjarjes.

Besohet se bomba shpërtheu në distancë dhe ishte vendosur më heret.

Një 31 vjeçar i dyshuar është arrestuar.

Gazeta kolumbiane El Tiempo tha se i dyshuari ishte gjetur pranë stacionit me pajisje radio dhe planometri të stacionit të policisë./Ora News.tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit