Në sulmet e Armenisë ndaj Azerbajxhanit deri tani kanë humbur jetën 11 fëmijë

Mos i humb

İDRİS OKUDUCU

Të paktën 11 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur deri më tani nga sulmet e Armenisë në drejtim të vendbanimeve të Azerbajxhanit me raketa balistike dhe bomba thërrmuese që nga 27 shtatori.

Anadolu Agency (AA) ka përpiluar të dhënat për sulmet armene të datave të ndryshme që shkaktuan humbje jete të fëmijëve.

Armenia më 27 shtator, ditën e parë të konfliktit, sulmoi me artileri të rëndë fshatin Kaşaltı Karakoyunlu të Naftalan.

Si pasojë e të shtënave artilerike dy fëmijë të moshave 13 dhe 14-vjeçare humbën jetën në oborrin e shtëpive të tyre.

Ndërkohë në sulmet ndaj vendbanimeve azerbajxhanase në periudhën 28 shtator-16 tetor kanë humbur jetën 4 fëmijë.

Qyteti i dytë më i madh me një popullsi prej rreth 500.000 personash, Ganja më 17 tetor u sulmua me raketë balistike të rangut të mesëm, si pasojë e së cilës humbën jetën 4 fëmijë prej të cilëve 2 foshnja.

Në këtë sulm humbën jetën Medine Shanezarova 5-muajshe, Narin Eskerova 10-muajshe dhe Nigar Eskerova 15-vjeçare. Ndërsa shtetasi rus 13-vjeçar Arthur Mayakov i dërguar në spital ndërroi jetën më 24 tetor.

Armenia më 27 tetor sulmoi edhe fshatin Karayusuflu 10 kilometra larg qendrës së qytetit Barda, me bomba thërrmuese.

Nga sulmi humbi jetën 7-vjeçarja Aysu Iskenderova që luante me dy motrat e saj në oborrin e tyre.

As pa kaluar 24 orë nga sulmi këtë herë Armenia e qëlloi qendrën e qytetit Barda. Nga 70 të plagosurit e sulmit të djeshëm 8 janë fëmijë.

Sipas të dhënave të Kryeprokurorisë të Azerbajxhanit, nëntëdhjetë civilë kanë humbur jetën dhe 392 janë plagosur në sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet azerbajxhanase deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit