Dëmi ndaj mjedisit, maskat e fytyrës duan deri në 450 vjet për t’u dekompozuar

Mos i humb

Maskat një përdorimshe që të gjithë sot po përdorim, dëmtojnë mjedisin.

Sipas Departamentit të Shëndetit Publik Federal në Belgjikë, maskave i duhen 450 vjet për t’u dekompozuar në ambient raporton The Brussels.

Me krizën pandemike normalisht është shtuar përdorimi i maskave, dorezave dhe shisheve plastike për dezinfektuesit dhe të gjithë bashkë këto produkte i shtohen 8 milionë tonelatave të mbetjeve plastike që përfundojnë në det çdo vit.

Kafshët detare janë të parat të rrezikuara, pasi shpesh ndodh që të ngecen të ngatërruara në mbetjet e këtij lloji, apo edhe t’i gëlltisin fibrat e tyre.

Për të mos harruar që mikropjesëzat më pas të gjitha rikthehen dhe përfundojnë në tryezat dhe në organizimin tonë.

Bota prej 8 muajsh tashmë është në gjendje pandemike si pasojë e koronavirusit dhe duke patur parasysh që maskat janë të detyrueshme për t’u mbajtur në mjedise të hapura e të mbyllura publike, shifrat e tyre janë kolosale. Sot në botë jemi 7.7 miliardë njerëz dhe shifrat flasin vetë.

Institucioni belg i Shëndetit Publik nënvizon dhe këshillon qytetarët që të përdorin maskat tekstili. Pra që mund të ripërdoren duke u kujdesur për higjienën dhe për t’u mbrojtur ndaj Covid-19.

Ndërsa të tjerat të jenë të kujdesshëm t’i hedhin në koshin e përcaktuar për riciklimin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit