Në urgjencën e Infektivit edhe 3 pacientë të tjerë, pritet rezultati i analizave

Mos i humb

Të paktën tre persona të tjerë, përveç 6 të infektuarve me virusin COVID 19 po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri.

Gazetari Erjon Skëndaj tha  se dy prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.

Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.

“Janë 16 bokse me nga 12 shtretër për pritjen e tyre. Pastaj nëse del pozitiv me COVID 19 ai shtrohet në katin e parë ku janë edhe 6 të tjerë të prekur nga ky virus. Nëse del negativ del nga urgjenca”,- sqaroi Skëndaj.

Sa për gjendjen shëndetësore të 6 prej të prekurve, gazetari tha se janë në gjendje stabël dhe nuk kanë komplikacione.

Megjithatë ai shtoi se në ambientet e Infektivit është parë disa herë të hyjë e të dalë një autoambulancë që çon monstrat e analizave në ISHP.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit