Në Varshavë shënohet 80 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore

Mos i humb

Në Varshavë ka filluar përkujtimi i fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa programin zyrtarisht e ka hapur presidenti i Polonisë, Andrzaj Duda.

Me rastin e shënimit të pushtimit gjerman të Polonisë, që shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, një tubim është mbajtur sot në Varshavë, ku marrin pjesë edhe presidenti gjerman Frank-Waltera Steinmeier dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në tubim marrin pjesë edhe zv/presidenti i SHBA-ve Mike Pence, zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay dhe drejtues nga shumë vende.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar polak dhe ngritjen e flamujve në sheshin Pilsudski në Varshavë, që është një simbol i shkatërrimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore që ka filluar në datën e sotme në vitin 1939.

Më herët gjatë ditës, në kohën e sulmit nazist ndaj Polonisë, u mbajtën ceremoni përkujtimore, ndërsa presidenti gjerman Steinmeier i kërkoi falje Polonisë për krimet e kryera nga forcat naziste.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përkujtoi humbjet që pësoi vendi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tha se është e nevojshme që të përsëritet kërkesa për dëmshpërblim ndaj Gjermanisë.

Që nga ardhja e tij në pushtet, për më shumë se tre vite Morawiecki ka paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim nga Berlini zyrtar, ndërsa autoritetet gjermane thonë se çështja e dëmshpërblimit për Luftën e Dytë Botërore është një çështje e mbyllur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit