Në xhaminë e Athinës falet namazi i xhumasë së parë

Mos i humb

Gjermania do të heqë ndalimin e dëbimeve në Siri të paktën për të dënuarit

Aktualisht Gjermania nuk dëbon azilantë në Sirinë e përfshirë nga lufta civile, as ata që kanë kryer vepra penale. Për disa politikanë...

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Interpol lëshon alarmin për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid: Rrjetet kriminale po planifikojnë të infiltrojnë…

Vetëm pak orë pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën kundër koronavirusit për përdorim te qytetarët, vjen një paralajmërim nga Interpol, i cili...

Lezhë/ Kapen me bomba me telekomandë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Lezhë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim të bombave me telekomandë drejt Malit...

Në xhaminë e parë të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, është falur namazi i xhumasë së parë.

Muslimanët u radhitën në radhë për faljen e namazit të parë të xhumasë në xhaminë e Athinës e cila u hap për adhurim të hënën më 2 nëntor pas një plani dhe procesi ndërtimi 14 vjeçar.

Numri i besimtarëve ishte i kufizuar me 12 persona prej të cilëve 9 meshkuj dhe 3 gra në namazin i cili u fal në përputhje me rregullat me vendosjen e maskave dhe distancimit në kuadër të masave për koronavirusin e ri (COVID-19).

Në hutben e mbajtur në gjuhën greke, theksi u vendos mbi rëndësinë e xhamive dhe u shpjegua se xhamitë (mesxhidet) në periudhën e Profetit Muhammed nuk kanë shërbyer vetëm për adhurim por në të njëjtën kohë edhe si gjykata dhe shkolla.

Vendimi për ndërtimin e xhamisë në vitin 2006

Vendimi për të ndërtuar xhami në Athinë u mor për herë të parë në vitin 2006, por pengesat burokratike, reagimet nga grupet e ekstremit të djathtë dhe pengesat ligjore bllokuan procesin e ndërtimit për një periudhë prej më shumë se 10 vite.

Ndërtimi i përfunduar në një kampus të braktisur të Komandës së Forcave Detare në lagjen Votanikos, ishte marrë përsipër nga një konsorcium katërpalësh pas vendimit të marrë në Parlamentin e Greqisë në gusht të vitit 2016.

Nuk ka minare

Xhamia e cila nuk ka minare ka një hapësirë prej rreth 850 metër katrorë dhe një kapacitet prej 350 persona.

Administrimi i xhamisë do t’i dorëzohet një bordi prej 7 anëtarësh të përbërë nga 2 zyrtarë shtetërorë nga ministritë e Arsimit dhe Financave, 2 punonjës të bashkisë, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë si dhe 2 përfaqësues të komunitetit musliman.

Imami i parë i xhamisë së Athinës është Mohammed Zaki, 49-vjeçar, një shtetas grek me origjinë marokene.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 hyn në provën e ‘fazës së tretë’ në Kinë

Një tjetër vaksinë e zhvilluar lokale e Kinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka hyrë në provën klinike të 'fazës së tretë',...

Turqi, arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Gjithsej 11 persona për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, u arrestuan në provincën perëndimore të Izmirit në Turqi, tha sot...

Turqia me satelitët e rinj të komunikimit do të jetë më e fuqishme në hapësirë

Me satelitët e rinj të komunikimit, Turksat 5A, 5B dhe 6A, Turqia do të jetë më e fuqishme në hapësirë, tha sot...

Draft raporti i PE: Politika të krijojë klimë besimi, thelbësore zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në...

Mbi 65 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 65 milionë transmeton Anadolu Agency (AA).