Në xhaminë e Shipolit pajtohen dy familje në prej 13 vitesh

Mos i humb

Në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë ndodhi një pajtim i dy familjeve që ishin të hasmuar që prej 13 vjetësh.

Pajtimi i gjakut u bë nga imami i kësaj xhamie Fatmir Latifi.

Njoftimi i imamit Latifi:

Selamun alejkum we rahmetullah
Të nderuarit e mi, momentalisht para Xhumasë në xhaminë e Shipolit, hoxha Fatmir Latifaj, po i pajton familjet e gjakësuara dhe të hasmëruara qysh para 13 viteve… Këto dy familje janë kusherinjë mes veti, te dyja familjet quhen VATOVCI nga fshati Novolani i VUSHTRRISË.

Djemët e Muslih Vatovcit para 13 viteve e vrasin djalin e Selim Vatovcit, Çajupin…

Sot, falë Zotit, pra tash pas 13 viteve djemët e Çajupit po i’a falin gjakun e babës vrasësve, djemëve të Musli Vatovcit!
Lus Allahun që ky mision i pajtimit të shkoj në nivelet më të larta të mundshëm të shoqërisë sonë shqipëtare!/Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit