Negociatat me Bashkimin Europian, Walter Glos: Vendimi, i dëmshëm për zgjedhjet në qershor

Mos i humb

Gjermania ka dhënë sinjalin e parë për atë që pritet të ndodhë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor, ku do të diskutohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Drejtori fodacionit “Konrad Adenauer”, Walter Glos tha se marrja e një vendimi në qershor është e dëmshme, pasi do të ndikonte në zgjedhjet lokale.

“Unë jam i mendimit se marrja e një vendimi në qershor të ketij viti për celjen e negociatave është një çast i gabuar. Them që është një cast i gabuar kjo jone lidhur me problematikën e Buntestagut gjerman dhe marrjes së nje vendimi në mesin e muajit qershor. Por jam i mendimit që ky është një cast i gabuar dhe se nuk do të merret nje vendim i cili mund te kishte nje ndikim ne zgjedhjet lokale të qershorit te këtij viti. Ndaj jemi te mendimit që deri në shtator të ketij viti shqipëria do të kishte arritur disa rezultate të cilat do ti ndihmonin parlamentarët skeptik te parlamenteve europiane që të mund të merrnin një vendim pozitiv për rezultatin final të për celjen e negociatave”, tha Glos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit