Nënat e besimtarëve

Mos i humb

Titulli: Nënat e besimtarëve
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Namir Lapardhaja
Numri i faqeve: 206
Formati: A5
Shtypi: Print ISM Shkup
Botues: Shtëpia Botuese Furkan ISM

Kushdo që studion historinë e Ummetit, do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë muslimane në periudha të ndryshme të kësaj historie. Dhe e gjithë kjo në pajtim dhe përputhshmëri me pozitën e lartë dhe nderin që i ka dhënë Islami gruas. Libri “Nënat e besimtarëve” ka si objekt trajtese gratë të cilat ishin pjesë e familjes dhe e shtëpisë së Pejgamberit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pra, janë vetë bashkëshortet e Pejgamberit.

Autori Amër Halid vetë përgjigjet në pyetjen se përse këtë libër ua ka kushtuar vetëm grave të Profetit s.a.v.s.

1. Pasi femrat e sotme muslimane modelin dhe shembullin më të mirë për të ndjekur e kanë tek gratë e Profetit s.a.v.s.

2. Sepse në këtë mënyrë do të mund të depërtojmë thellë në jetën familjare të Profetit s.a.v.s. Nëse dëshirojmë ta studiojmë jetën e Pejgamberit në detaje, duhet të studiojmë edhe jetën e grave të tij. Kjo, pasi në jetën e Profetit s.a.v.s. nuk kishte sekrete. Ne dimë se si ai jetonte me to, si i trajtonte gratë brenda në shtëpi, si i trajtonte kur dilte bashkë me to jashtë, si e trajtonte të shoqen gjatë të përmuajshmeve të saj, si ulej me to, si diskutonte, çfarë u thoshte, si flinte etj…

3. Nëse kërkojmë që lumturinë bashkëshortore ta shohim të mishëruar dhe si diçka që mund të bëhet realitet, patjetër duhet të studiojmë jetën e Profetit s.a.v.s. me bashkëshortet e tij. Nuk ka shtëpi dhe çift bashkëshortor të cilët kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, siç kishte mes të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. dhe Hadixhes r.a. gruas së tij.

4. Sepse ato janë nënat e besimtarëve. Këtë titull atyre ua ka dhënë vetë Zoti i Madhërishëm në Kur’an: “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë nënat e tyre…” (El-Ahzab: 6)

Ndërsa, a nuk duhet të dimë ne shumë më tepër për nënat tona!? Valle, sa i ndjejmë ne gratë e Pejgamberit s.a.v.s. se janë nënat tona? A i dimë emrat e tyre? Po ditëlindjet e tyre? Po të arriturat dhe historinë e tyre? A nuk është turp që dimë shumë pak, ose pothuajse asgjë për to, përderisa dimë shumë e shumë detaje për këngëtare, artiste e sportiste të huaja? Ndoshta një arsye e mosdijes sonë është se nuk kemi pasur më tepër informacion rreth tyre në gjuhën tonë, andaj edhe shpresojmë që ky libër sadopak të plotësojë këtë zbrazëtirë dhe të na bëjë t’i ndjejmë bashkëshortet e Pejgamberit s.a.v.s. si nënat tona, sepse ato vërtet edhe janë të tilla për ne.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit