Postimet islamofobike të Trumpit shkaktojnë reagime

Mos i humb

Departamentit Amerikan i Shtetit i ka përcjellë Shtëpisë së Bardhë shqetësimet për shkak të postimeve islamofobike në Twitter të presidentit amerikan, Donald Trump, të cilat mund të shkaktojnë protesta kryesisht përpara përfaqësive diplomatike në vendet muslimane.

Disa nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët kanë folur për median amerikane, mësohet se i kanë transmetuar informacione Shtëpisë së Bardhë për postimet në fjalë. Sipas kësaj, theksohet se tre postimet me përmbajtje islamofobike që Trump ka ripostuar sërish nga Twitteri kanë shkaktuar reagime serioze veçanërisht në vendet muslimane dhe se ka shqetësime se këto reagime mund të shndërrohen si “protesta” tek konsullatat dhe ambasadat amerikane.

Pas këtyre zhvillimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit iu ka dërguar shkresa paralajmëruese përfaqësive diplomatike në shumë vende, duke u bërë të ditur që të jenë në gatishmëri.

Reagimi nga muslimanët amerikanë

Nga ana tjetër, ndaj Donald Trumpit vazhdojnë të përgjigjen dhe reagojnë edhe muslimanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilli Amerikan mbi Marrëdhëniet Islamike (CAIR), i cili qëndron si kryesues në të drejtat e muslimanëve amerikanë, reagoi fuqishëm ndaj postimit të Trumpit. Në një deklaratë me shkrim, CAIR, theksoi se postimet e tilla nuk do të bëjnë asgjë tjetër përveç nxitjes së islamofobisë dhe ka bërë thirrje që të gjithë të reagojnë kundër Trump.

Presidenti i SHBA-ve, Trump, ri-postoi tre video islamofobike të cila ishin postuar në llogarinë Twitter të politikanes britanike të krahut të djathtë ekstrem Jayda Fransen, duke shkaktuar reagime në mbarë botën. Edhe kryeministrja britanike, Theresa May, reagoi ndaj Trump, ndërsa kreu i Partisë Laburiste, Corbyn tha: “Këto janë të neveritshme, të rrezikshme dhe kërcënuese për shoqërinë tonë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit