Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Kosovës së Re

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur me faktin se po nënshkruhet kontrata e një prej projekteve më të mëdha në vendin tonë që nga pas-lufta.

Thaçi tha se kjo e tregon miqësinë dhe ndihmën që SHBA i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme të historisë.

Edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se ky projekt do të ndihmojë në zhvillimin e vendit dhe tha se Kosova është shndërruar në vend potencial për investime të huaja.

Po ashtu, edhe kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh i kënaqur që ky projekt po realizohet më në fund.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se projekti i Kosovës së Re është një projekt i madh që do ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës.

Ai falënderoi edhe ish-kryeministrin Mustafa dhe ish-ministrin Stavileci të cilët tha mundësuan realizimin e këtij projekti që po nënshkruhet sot.

Delawie tha po ashtu se ky projekt do të jetë me standardet më të larta ndërkombëtare për sa i përket ruajtjes së ambientit, ndërsa u bëri thirrje investitorëve të huaj që të shohin Kosovën si potencial për investime.

Ndërsa Joseph Brandt, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane “Contour Global”, kompania fituese e tenderit për ndërtimin e TC Kosova e Re, tha se janë të gatshëm të shkojnë tutje me këtë projekt.

“Kosova A dhe B nuk duhet të jenë në funksion aktualisht. Megjithatë, ato duhet të funksionojnë sepse pa to nuk do të kishte energji të mjaftueshme elektrike”, tha Brandt.

Në fund, u bë edhe nënshkrimi i kontratës komerciale mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit