Kazakistani organizon takim të ri mbi Sirinë

Mos i humb

Pjesëmarrësit janë duke arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për të marrë pjesë në raundin e tetë të bisedimeve për Sirinë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kazakistanit, përmes një deklarate me shkrim njoftoi se raundi i tetë i bisedimeve për Sirinë do të mbahet më 21 dhe 22 dhjetor.

Astana do të jetë mikpritëse e një takimi tjetër dy-ditor mbi Sirinë, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Rusia, Turqia dhe Irani, të cilat janë shtete garantuese që në vitin 2016 ndërmjetësuan një armëpushim në Siri, duke drejtuar bisedimet e paqes së Astanas të cilat janë duke u zhvilluar paralelisht me bisedimet e Gjenevës.

Delegacioni turk kryesohet nga nënsekretari i Ministrisë së Jashtme, Sedat Önal, ai rus nga i dërguari i posaçëm i presidentit të Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentiev, ndërsa delegacioni iranian kryesohet nga zëvendësministri i Jashtëm, Hossein Jaberi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kazakistanit tha se përfaqësuesit e regjimit sirian, grupet e armatosura të opozitës si dhe delegacionet nga OKB-ja, Jordania dhe SHBA-të, gjithashtu do të marrin pjesë në bisedime.

Nga atje theksuan se konsultimet bilaterale multilaterale janë planifikuar për ditën e nesërme, ndërsa një takim plenar është planifikuar për një ditë më vonë.

Raundi i shtatë i bisedimeve të paqes për Sirinë përfundoi pa marrëveshje, në muajin tetor në Astana.

Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga viti 2091, kur regjimi i Asadit u përplas me protestat pro-demokracisë me një trazirë të papritur. Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit