Nënshkruhet marrëveshja, Enagas bëhet aksionere e Albagaz: E pamë që ishte situatë urgjente, ndaj erdhëm në Tiranë

Mos i humb

Shqipëria ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi mes Albgaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS, duke i hapur rrugë të dyja palëve për të punuar dhe ndërvepruar së bashku sa i takon projekteve që qeveria ka në sektorin e gazit.

Përfaqësuesi i Enagaz gjatë një konferencë për mediat, u shpreh kjo marrëveshje do të fuqizojë bashkëpunimin mes operatorëve furnizues të Europës.

“Kemi kuptuar sa ishte ishte situate, ndaj erdhëm në Tiranë për të ndërmarrë këtë hap që po ndodh sot. Me ALBGAZ dëshirojmë të analizojmë mundësinë e të bërit aksioner të Albgazit, në kuadër të rregullores shqiptare dhe europiane. Ky është moment për të fuqizuar bashkëpunimi mes operatorëve furnizues. Shqipëria do të jetë një qendër për Europën. Ne do të kemi  një sistem më të integruar në të ardhmen. Mendojmë se ne mu d t’u tregojmë dhe operatorëve të tjerë sesi mund të bashkëpunojmë në formë strategjike”, tha ai.

Sakaq, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, u shpreh entuziaste për këtë marrëveshje.

“ Ne sot po nënshkruajmë një marrëveshje të mirëfilltë bashkëpunimi. Kur diskutuam në maj që Enagas kishte interes të bëhej aksionere e Albgaz, jemi entuziazmuar”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit