Nënshkruhet marrëveshja/ KLSH bashkëpunim me Zyrën e Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë, rritje e kapaciteteve profesionale

Mos i humb

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi në datat 9-10 maj 2022 një vizitë zyrtare pranë Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë, me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.foto galeri Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në shkallë të gjerë, në auditimet e performancës në fushën e mjedisit dhe në auditimet IT.foto galeri Ky bashkëpunim, krahas mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave profesionale midis palëve në fushat e parashikuara në marrëveshje, do të mundësojë ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri Z. Shehu dhe homologu norvegjez z. Schjøtt-Pedersen, gjithashtu shprehën angazhimin e plotë në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të tjera me interes të përbashkët, si auditimet me fokus përgatitjen për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, auditimit me fokus shëndetin, edukimin dhe mirëqenien sociale, komunikimin me median, etj.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri Në ditën e fundit të vizitës së Tij, Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Kontrollin dhe Çështjet Kushtetuese në Parlamentin e Norvegjisë, z. Peter Frølich dhe disa prej anëtarëve të këtij komisioni.

Në takim u diskutua roli i institucioneve supreme të auditimit dhe marrëdhëniet e tyre me Parlamentin në kontekstin e ndryshëm shoqëror dhe politik të të dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit