Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Mos i humb

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka njoftuar mbi marrëveshjen e nënshkruar në takimin me Ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje tashmë zyrtarisht, Republika e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në qytetin e Strugës.

“Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.” -u shpreh Cakaj në postim.

Nga ana tjetër, Cakaj theksoi se edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Sipas, Kreut të Diplomacisë deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi i dy qeverive kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.

“S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.”- përfundoi Kryediplomati reagimin e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit