Burg për dy të rinjtë, tentuan të transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi! Zbardhet dëshmia

Mos i humb

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentative për t’i trafikuar drejt Malit të Zi.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, shtetasit Erol Çiçi dhe Maringlen Gruda mësohet të kenë thënë se çanta u është dhënë nga një person i tretë dhe nuk kanë pasur dijeni se brenda saj të ketë pasur lëndë shpërthyese.

Por pretendimet e tyre nuk u morën parasysh nga gjykata, e cila referuar provave vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të ndaluarit.

Kujtojmë se, këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga policia në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e shtetasit Mariglen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit