Nëse jeni ‘adhurues’ i iPhone, mbajeni shënim këtë datë

Mos i humb

Nëse jeni përdorues i iPhone, ju sugjerojmë që të mbani shënim në kalendar datën 9 Qershor, sepse Apple ka menduar diçka speciale për ju. Bëhet fjalë për disa veçori të reja, të cilat kjo kompani po përgatitet për t’i njoftuar për klientët e saj besnikë.

Këto detaje do të bëhen publike gjatë konferencës së ardhshme që kjo kompani do të mbajë pikërisht në datën që ju kemi përmendur sa më sipër, aty ku do të shpallen dhe lajme vërtetë të rëndësishme dhe që mund të priten shumë mirë nga përdoruesit e këtij telefoni.

Edhe pse Apple ka përmendur se fokusin e saj do ta mbajë kryesisht tek zhvillimet e programeve kompjuterike, ajo e përdor gjithmonë këtë ngjarje si një mundësi ideale për të njoftuar dhe të tjera përditësime në pajisjet si iOS, macOS, watchOS dhe iPadOs.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Apple zbuloi një nga përditësimet e saj më të rëndësishme, siç ishte dhe lançimi i Inteligjencës Artificiale në pajisjet e saj, e cila tashmë u lejon përdoruesve të bëjnë modifikime në fotot e tyre, përmes Genmojis dhe Clean Up.

9 Qershori mund të jetë një tjetër ditë e cila mund të zbulojë të tjera surpriza për përdoruesit e iPhone, ndaj nuk kanë mbetur dhe shumë kohë për të pritur derisa Apple të bëjë atë çfarë di të bëjë më mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit