“Nëse kërkesa e Holandës miratohet, pengohet lëvizja e lirë për shqiptarët”

Mos i humb

Zëdhënësja e KE-së Natasha Bertaud theksoi se do të njoftohet Këshilli dhe Parlamenti, për kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë dhe nëse kërkesa do të miratohet nga këto dy organe të Bashkimit Evropian, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë.

‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një proces të plotë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE sot gjatë konferencës për median.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit