Një pjesëmarrës i Forumit i cili dëshiron të mbetet anonim në një deklaratë për AA ka ndarë informacionin se “Misioni Mbështetës i OKB-së për Libinë (UNSMIL) nesër do të zhvillojë një mbledhje për raundin e katërt të Forumit të Dialogut Politik Libian për të biseduar për emrat që do të drejtojnë periudhën e tranzicionit në vend”.
Forumi i Dialogut Politik Libian i zhvilluar me bashkimin e 75 libianëve të zgjedhur nën udhëheqjen e Misionit Mbështetës të OKB-së për Libinë (UNSMIL) u mblodh së fundmi më 25 nëntor.
Forumi i Dialogut Politik Libian
Takimi i mbajtur në Tunizi gjatë datave 9-15 nëntor në kryesimin OKB-së është shtyrë pa ndonjë rezultat për shkak se nuk u arrit dakordimi mbi emrat që do drejtojnë vendin.
Në forum u arrit dakordimi që në Libi të mbahen zgjedhje më 24 dhjetor 2021 dhe për detyrat e kompetencat e qeverisë që është në fuqi.
Në takimet e Forumit të Dialogut Politik Libian marrin pjesë 75 persona të zgjedhur nga OKB-ja si përfaqësues të shtresave të ndryshme në Libi. Në mesin e pjesëmarrësve krahas qeverisë së Libisë ndodhen edhe përfaqësues nga Kuvendi i Përfaqësuesve të Tobrukut aleatë të Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime.


