Nesër nënshkruhet Marrëveshja për ngritjen e pikave kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Mos i humb

Prishtinë, 28 dhjetor

Nesër nënshkruhet Marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nesër, më 29 dhjetor, në ora 17:00, në pikë kalimin kufitar Vërmicë – Morinë, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Kjo Marrëveshje do të bëhet për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Sandër Lleshaj.

Ftohen mediat të marrin pjesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit