Netanyahu: Abbas vazhdon të ikë nga bisedimet e paqes

Mos i humb

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi presidentin palestinez Mahmud Abbas se “vazhdon të ikë nga bisedimet e paqes”.

Në një njoftim me shkrim nga Zyra e Netanyahut është bërë një deklaratë në lidhje me fjalimin e presidentit Abbas në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Në deklaratën thuhet se në fjalimin e tij Abbas “nuk ka thënë ndonjë gjë të re”. Me këtë Netanyahu mbron idenë se presidenti palestinez “vazhdon të ikë nga bisedimet e paqes”.

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas sot mbajti fjalim në KS të OKB-së ku bëri thirrje për organizimin e një konference ndërkombëtare të paqes në mes të vitit 2018, duke thënë “Ne nuk kemi refuzuar asnjë bisedim paqeje dhe besojmë se negociatat janë e vetmja rrugë për paqen”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit