Netanyahu anulon takimin me Juncker

Mos i humb

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar një takim të planifikuar me presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe është larguar nga Brukseli, ku ai qëndronte për vizitë, e para e tillë në nivel të kryeministrit pas 22 vitesh.

Pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ishte paraparë që Netanyahu të takohet edhe me Juncker, por ai është tërhequr nga takimi për shkak të, siç thuhet, qëndrimit të Brukselit në lidhje me Kudsin.

Para takimit të punës me Mogherini-n dhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, Netanyahu u tha gazetarëve se ai pret që shtetet anëtare të pajtohen me vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ,për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet.

Megjithatë, Mogherini pas takimit tha se BE-ja nuk do të marrë hap në këtë drejtim.

“Netanyahu mund t’i mbajë këto pritje për vendet e tjera. BE-ja nuk do të marrë një hap në atë drejtim”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se ministrat e jashtëm të 28 vendeve të BE-së kanë dërguar një mesazh të qartë për kryeministrin e Izraelit.

“Ministrat e jashtëm i kanë bërë me dije Netanyahut se në BE ka unitet të plotë në lidhje me zgjidhjen mes dy shtetesh, e cila do të kontribuojë në atë që Kudsi të jetë kryeqyteti i dy vendeve”, tha Mogherini.

Ministrat e jashtëm të BE-së thuhet se kanë reaguar ashpër ndaj vendimit për të shpallur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe theksuar se nuk do të zhvendosin ambasadat në atë qytet.

Qeveria e Izraelit nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë në lidhje me arsyen për anulimin e takimit të Netanyahu me Juncker, ndërsa sipas burimeve nga BE-ja pala izraelite ka anuluar takimin për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas burimeve diplomatike, Netanyahu ka thyer protokollin dhe është larguar nga Brukseli pasi nuk mori mbështetjen e pritur nga zyrtarët e BE-së./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit