Netanyahu detyrohet të ndërpres tubimin për shkak të raketave të hedhura nga Gaza

Mos i humb

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë tubimit të partisë së tij të mbajtur në qytetin Ashkelon në afërsi të Gazës u nxor nga salla ku mbahej tubimi nga truprojat e tij për shkak të alarmit për raketa.

Sipas lajmit që zë vend në shtypin izraelit, Benjamin Netanyahu mori pjesë në tubimin e Partisë së tij “Likud” që u mbajt në qytetin Ashkelon.

Gjatë tubimit sirenat paralajmëruese filluan të kumbojnë brenda dhe përreth qytetit Ashkelon për shkak të raketave që u hodhën nga Gaza nën bllokadë.

Menjëherë pas heshtjes së sirenave, Netanyahu u kthye në sallë dhe mitingu rifilloi.

Nga ana tjetër në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite thuhet se nga Gaza në drejtim të territoreve të Izraelit u hodh një raketë, e cila u shkatërrua në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”.

Para zgjedhjeve të parakohshme në 17 shtator, Kryeministri izraelit Netanyahu zhvilloi një tubim zgjedhor në qytetin jugor Ashdod dhe u detyrua të ndërpresë tubimin e tij për një periudhë të shkurtër për shkak të sirenave që filluan të kumbojnë si paralajmërim për dy raketa të hedhura nga Gaza në anën izraelite.

Ndërkaq pas kësaj avionët luftarakë të Izraelit ndërmorën sulme ndaj disa pikave në Gazë.

Në sulmet ajrore të Izraelit u përfshinë pika “Ashkelon” e Brigadave Izzeddin Al-Kassam, krahut ushtarak të Hamasit në Gazë dhe porti detar i qytetit jugor Han Junus. Në këto sulme nuk raportohet për të vrarë dhe të plagosur.

Sulmi në fjalë u krye si kundërpërgjigje ndaj raketave të hedhura nga Gaza në Izrael gjatë tubimit të Kryeministrit Netanyahu në qytetin Ashkelon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit