Turqia do të krijojë zona të reja strehimi në Siri

Mos i humb

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kënëk (Kınık) tha se ata do të krijojnë zona të reja strehimi në Siri.

Kënëk pas Takimit të Vlerësimit të vitit 2019 të mbajtur në Stamboll u prononcua në interes të gazetarëve në lidhje me civilët e zhvendosur në zonën në kufirin e Turqisë për shkak të bombardimeve të regjimit të Esadit dhe Rusisë në Idlib.

Ai tha se për shkak të sulmeve në fjalë rreth 200 mijë njerëz u detyruan të kërkojnë strehim në rajonin kufitar në afërsi të Turqisë.

Duke vënë në dukje se aktivitetet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe të shtetit turk në kuptimin e armëpushimit dhe konfliktit vazhdojnë, Kënëk tha se 4 milionë njerëz që jetojnë në këtë rajon nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa bëri të ditur se nuk ka mundësi dhe gjasa që ata të merren në Turqi.

Kënëk gjithashtu bëri të ditur se të dyndurit në kufirin e Turqisë nuk mund të mbijetojnë pa ndihma, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Rreth 85 për qind të 175 mijë refugjatëve u vendosën në shtëpitë e të afërmve, depo, çadra, xhami dhe shkolla në afërsi të kufirit tonë. Ne i mbështesim me ushqim këta njerëz, por së bashku me këtë ne rritëm kapacitetet e qytetit me çadra dhe të kampeve. Gjithashtu së bashku me AFAD-in vazhdojmë me punime për ndërtimin e kampeve të reja”.

Ai gjithashtu deklaroi se vazhdojnë të ofrojnë miell dhe mbështetje farmaceutike për rajonin në fjalë, ndërsa tha se “Kushtet e dimrit janë shumë të vështira. Ne do të krijojmë shumë shpejt vendstrehime të reja për këta njerëz në Siri. Në këtë aspekt ne do të përpiqemi t’i plotësojmë nevojat e tyre brenda Sirisë, përveç të plagosurve dhe të sëmurëve rëndë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit