Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftohet se 2 vite më parë ka zhvilluar një vizitë të fshehtë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe se është takuar me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed Al-Nahyan.
Sipas lajmit të gazetës Yedioth Ahronoth, mësohet se Netanyahu ka vizituar në mënyrë të fshehtë EBA-n në vitin 2018 si rezultat i përpjekjeve të shërbimit inteligjent Mossad të Izraelit.
Thuhet se Netanyahu gjatë vizitës u takua me princin e kurorës Zayed Al-Nahyan dhe në takim i pranishëm ishte edhe kreu i inteligjencës Mossad, Yossi Cohen.
Ndër të tjera bëhet e ditur se pas takimit Al Nahyan-Netanyahu, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Izraelit, Meir Ben-Shabbat ka biseduar me zyrtarët të EBA-s në një takim ku morën pjesë edhe zyrtarë amerikanë në vitin 2019 në Washington.
Netanyahu në një konferencë për shtyp javën e kaluar kishte shprehur se kanë zhvilluar “shumë” bisedime të fshehta me liderë të disa vendeve arabe dhe muslimane që duan të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.


