Neutralizohen 4 terroristë të PKK-së në Turqi dhe veri të Irakut

Mos i humb

Gjithsej katër terroristë të PKK-së u neutralizuan brenda Turqisë dhe Irakun verior, bëri të ditur sot ushtria turke.

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Shtatmadhorisë së Turqisë, një terrorist u neutralizua në rajonin Zap në veri të Irakut, pasi terroristi njoftohet se komplotonte për të kryer një sulm ndaj trupave turke.

Tre terroristë të tjerë, të cilët dyshohet se po planifikonin të sulmonin bazat ushtarake, u vranë nga artileria në distriktin Yuksekova të qytetit juglindor Hakkari në Turqi.

PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë një numër të grave dhe fëmijëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit