Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 7 terroristë në zonat lindore dhe juglindore të Turqisë, njofton përmes një kumtese Ministria e Punëve të Brendshme.
Forcat turke të sigurisë shpeshherë përdorin termin “u neutralizuan” në kumtesat e tyre, për të bërë me dije se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë kapur apo janë vrarë.
Përmes një operacioni me mbështetje ajrore, dy terroristë u neutralizuan nga komandoja rajonale e xhandarmërisë në zonën Hani në provincën juglindore Diyarbakir, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu, në distriktin Semdinli të Hakkariit, katër terroristë u vranë në një operacion të kryer nga komandoja rajonale e xhandarmërisë dhe nga Drejtoria rajonale e sigurisë.
Në një operacion tjetër të kryer nga komandoja rajonale e xhandarmërisë, një terrorist u neutralizua në zonën rurale të provincës lindore Tunceli.