New York, 17 të vrarë në sulme të armatosura

Mos i humb

Gjatë sulmeve të armatosura të hënën në New York kanë humbur jetën të paktën 17 persona.

Gazeta “New York Post” duke u bazuar në burime policore, theksoi se gjatë 10 sulmeve në Brooklyn të hënën janë vrarë 12 persona. 

Zyrtari i lartë i policisë në Brooklyn deklaroi se ky numër është “i lartë” për të premten apo të shtunën dhe “mjaft e lartë” për të hënën.

Në Manhattan u vranë dy persona dhe nga një në tre pjesë të ndryshme të New Yorkut.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti dje një tryezë të rrumbullakët ku tha se New Yorku, për fat të keq, është jashtë kontrollit. Sipas tij, shkalla e krimit është në rritje.

Siç tha ai, sulmet e armatosura në New York janë rritur për 358 për qind.

“Vështirë është të besosh këtë, por gjithsesi administrata e qytetit bën atë që do dhe i thotë ‘Black Lives Matter’ para kullës së Trump. Për fat të keq, New Yorku tani është jashtë kontrollit”, tha Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit