New York, një çift i moshuar humb jetën nga zjarri në kullën luksoze Art Deco

Mos i humb

Një çift i moshuar ka humbur jetën dje në zjarrin që shpërtheu në apartamentin e tyre luksoz në Manhattan të New Yorkut.

Ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin dhe gjeti trupat e 89 vjeçarit John Merow dhe bashkëshortes së tij 85 vjeçare Mary Merow.

Zonja Merow u gjet e vdekur në vendin e zjarrit, kurse burri i saj ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

Gjatë shuarjes së zjarrit janë lënduar të paktën tre zjarrfikës, por nuk janë në rrezik jete.

Hetimet për shkaktimin e zjarrit janë në vijim, kurse raporti paraprak policor thekson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pirja e duhanit në shtrat.

Zjarri ka rënë në apartamentin në katin e nëntë të kullës luksoze Art Deco, e cila ndodhet mbi East River. Kulla është ndërtuar në vitin 1931, kurse çmimet e apartamenteve në të arrijnë në shifra marramendëse deri në 14 milion dollarë.

Disa nga banorët e njohur të kullës Art Deco ishin Henry Kissinger, Uma Thurman dhe sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross Jr.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit