Nga sot Ministria e Financave bënë transparent buxhetin

Mos i humb

Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, ka mbajtur ceremoninë e lansimit publik të “Portalit të Transparencës”.

Përmes këtij portali të transparencës, gazetarët, studentën dhe opinioni kanë mundësi që të kenë qasje më të lehtë dhe më transparente për tu informuar rreth buxhetit të Ministrisë së Financave.

Me këtë rast ministri i financave, Bedri Hamzaj, u shpreh mirënjohës për Ambasadën gjermane dhe GIZ, për mbështetjen e vazhdueshme drejt lancimit të këtij “Portali të Transparencës”, ku ndër të tjera ai tha se përmes këtij portali po hapet një dritare infromative për buxhetin e ministrisë.

“Ne në vazhdimësi kemi bërë avancime për transaparnecës dhe menagjimin e parasë publike. Fal përkushtimit të zyrës për komunikim publik dhe me mbështetjen  e shtetit gjemnan dhe GIZ  ne sot prazantojm portalin e transparencës. Në këtë portal janë të vendosura të gjitha kategoritë buxhetore ku mund të shihen leht të hyrat mujore dhe vjetore të nivelit qëndror dhe atij lokal. Tashmë qytetarët, ekspertët, organizatat, gazetarët etj… falë këtij portali për herë të parë në mënyrë automatike do të mund të kenë qasje. Ne përmes këtij portali po hapim një dritare informative për buxhetin e shtetit”, tha Hamza.

Ndërsa amdasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt , u shpreh i lumtur për lancimin e këtij projekti pasi siç tha ai kohët e fundit Kosova ka marr lajme jo të mira.

“Është kënaqësi të kemi një lajm të tillë ku këto ditë po flitet kaq shumë për tarifat dhe Kosova ka mar lajme jo të mira këto ditë. Ky portal përfshin të dhëna nga viti 2015 deri 2018. Tani përmes këtij portali të dhënat buxhetore janë në dispozicion për çdokënd dhe kjo është si motivim për të kuptuar më mirë punën e qeverisë dhe se si paraja publike shpenzohet. Po ashtu është një mundësi e mirë me fakte dhe shifra për ata që janë të interesuar se sa të hyra ka shteti dhe si po shpenzohen ato të hyra” u shpreh Heldt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit