“Nga taksa e rrugës së Kombit, tek gjenocidi”, Berisha e nis me premtime: Nuk përjashtojmë protestat

Mos i humb

Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat, ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Mirëpo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se nëse donte të tregonte respekt për vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës, duhet të njihte gjenocidin ciklik të Serbisë mbi ta.

Berisha është ndalur edhe tek premtimet që do mbajë nëse PD

“Në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje për dyshtetësinë. Këtë presin ata. Krahas njohjes së gjenocidit, kjo do jetë marrëveshja e parë dhe heqja e taksës nga Rruga e Kombit. Do firmoset nga qeveria e Partisë Demokratike.” tha Sali Berisha.

Ndërkohë në vjeshtë Sali Berisha ka paralajmëruar edhe protesta.

“Vjeshta e parë, do të jetë periudha e fillimit të primareve në mbar vendin për kandidaturat tona. Po bëhen përpjekje dhe kam kërkuar veprimtari shumëpalëshe. PD nuk mund të qëndrojë vetëm në një veprimtari. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie.” tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit