Nga Vokshi te Këlliçi, PD kallëzon në SPAK pesë mbështetësit e Berishës

Mos i humb

TIRANE– Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa deputetë demokratë, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 Dhjetor, pasi i akuzon ata për falsifikimin e vulës së PD.

Sipas PD-së, bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta persona që kanë pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit