Përmbytjet/ Rama zbret në terren, shikon nga afër situatën në Ferras

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në disa prej zonave të mbytura nga reshjet e shiut përgjatë kësaj fundjave.

Rama u ndal në Ferras të Fierit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosa shkaktoi përmbytje dhe dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.

Rama është parë krah kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi.

Ndërkohë, kryeplaku Zani Hyka është shprehur për mediat se shtëpi të përmbytura mund të jenë 12 ndërsa shton se dëmi i bërë është kolosal.

Sipas tij, banorët e rrezikuar u larguan nga banesat me ndihmën e ushtrisë kurse pati edhe nga ata që përfunduan në spital.

Nga raportimet, sot niveli i lumit Vjosa ka rënë, por janë dhjetëra hektarë tokë bujqësore që ndodhen ende nën ujë dhe banorët kanë apeluar për ndihmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit