Ngacmoi dhe kreu veprime të turpshme me një vajzë, arrestohet 42-vjeçari në Korçë

Mos i humb

Një 42-vjecar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi në lagjen nr. 11, Korçë, ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit