Ngacmonte seksualisht të miturat/ Arrestohet 59-vjeçari, kishte planifikuar takim me një vajzë

Mos i humb

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Predator”, si rezultat i të cilit ka rënë në pranga 1 shtetas që mashtronte të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirfilltë hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar “Predator”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit