Ngërçet për mungesë të gjyqtarëve, KLGJ letër Gjonajt: Kërkojmë ushtrimin me urgjencë të nismës për ndryshimet ligjore

Mos i humb

Teksa gjyqi për Shullazin është shtyrë sërish, pas këtij ngërçi Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një shkresë për zgjidhjen e ngërçit ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni ku në dijeni është vënë edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë letër janë një sër propozimesh për ndryshime ligjore në mënyrë që të zgjidhen problematikat që kanë të bëjnë me dormimin e trupave gjykuese.

Rezulton se aktualisht gjykatat e Apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh, me rreth 40% më pak se numri i përgjithshëm i përcaktuar për to. Kjo mungesë mund të shkaktojë ngërçe dhe probleme edhe në gjyqe të tjera.  Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për kushtet, mes të cilëve për t’u përgjuar.

Në letrën e KLGJ drejtuar ministres Gjonaj, thuhet se shqetësimi i tyre lidhet me administrimin e Gjykatave të Apelit, kjo sa i përket numrit të gjyqtarëve në këto Gjykata në funksion të menaxhimit efikas të ngarkesës gjyqësore dhe cilësisë së produktivitetit të tyre.

Më tej thuhet se aktualisht gjykatat e apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh.Në fund të kësaj letre thuhet se KLGj kërkon me urgjencë ushtrimin e nismës për ndryshimet ligjore, sidomos për adresimin e problematikave sensitive në lidhje me juridiksionin rishikues të gjykatës kompetente ndaj vendimeve të KLGJ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit