Ngjarje e rëndë në Greqi/ 50-vjeçari vret nënën e moshuar dhe vetëvritet me armë zjarri

Mos i humb

Komuniteti lokal i Ptolemaidës në Greqi është tronditur nga lajmi për vrasjen e një gruaje 74-vjeçare nga djali i saj 50-vjeçar, i cili, pak kohë më pas, i dha fund jetës me të njëjtën armë me të cilën kishte qëlluar nënën e tij.

Sipas informacioneve, autori vuante nga probleme psikologjike dhe në të kaluarën është kuruar.

Ngjarja tragjike ndodhi brenda shtëpisë, në rrugën 3 Koroxenis, ku po qëndronin gruaja e moshuar dhe djali i saj.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, sipas informacioneve të para kanë qenë të afërmit që i kanë gjetur ata të pajetë në banesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit