Ngjela në krah të Bashës, kërkon ndihmë për Lulin

Mos i humb

Avokati Spartak Ngjela i ka befasuar sot të gjithë dhe është shfaqur në krah të Lulzim Bashës, duke hedhur akuza të forta ndaj Ramës.

Në tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, i organizuar nga PD-ja e Vulës, ai theksoi se Basha është kryetari i PD-së dhe duhet ndihmuar që si lider i një partie klasike, të bëjë bashkimin politik të kësaj force.

Ai e quajti Ramën pa parti dhe tha se nuk kemi Parti Socialiste, por Parti Komuniste.

“E vetmja shpresë që ka opozita është Partia Demokratike. Ne na duhet një Parti Demokratike e fortë që të bëjë bashkimin. Kriza politike është krizë individësh, idividët janë pa ide. Duhet që të paktën PD, që ka një karakter klasik, të bëjë ndryshimin, ja këtu e ka kryetarin. Përballë keni partinë e Enver Hoxhës, ku ka parti Rama. Gjendja është e rrudhur. Ja ku e keni bashën krijojeni dhe ndihmojeni. Nëse kjo është një mbledhje që kërkon bashkim, kjo po. Për të krijuar një bashkim politik, duhet ta bëjë një parti klasike. Pse nuk bie Partia e Punës? Nuk bien partitë klasike. Kjo që është këtu është partia e Enver Hoxhës. Çëshja kërkon që në opinion publik që në duhet të parti klasike, kjo është Partia Demokratike, ja ku është Basha, ky duhet të dalë në një luftë idesh të ndryshme. Rama kërkon që të shkojë me ketë formacion politik deri në zgjedhje”, u shpreh Ngjela.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit