Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e posaçërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke shikuar ndonjë emision televiziv.
Por ekspertët shëndetësorë janë duke i paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë fenomen sepse ngrënia gjatë natës mund të shpie në probleme serioze shëndetësore.
Suzanne Jezek-Arriaga ka treguar se shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë. Rrallëherë njerëzit hanë gjatë natës pemë apo perime.
Dhe, përveç se konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.
Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes e çrregullon sistemin e gjumit./Kosova Post/