Ngricat në rrugë, dy aksidente në Bulqizë/ Makina kthehet përmbys, familja shpëton pa lëndime

Mos i humb

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.

Prej akullit dhe ngricave të pranishme në rrugë një makinë tip “ Fuoristradë” dhe një tjetër tip “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Siç shihet dhe nga pamjet njëra nga makinat është kthyer përmbys ku drejtuesi i automjetit ndodhej me familjen.

Shpeshherë ky aks rrugor gjatë dimrit ka pasur aksidente të shumta si pasojë e ngricave në rrugë, gjë kjo që nuk është menaxhuar edhe nga ana e fimës mirëmbajtëse për hedhjen e kripës në rrugë.

Vetë drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i cili kishte dhe familjen shprehet se këtu çdo ditë ka aksidente dhe se nuk është marrë asnjë masë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit