Autoritetet në veriperëndim të Nigerisë kanë rrëzuar nga froni një sundimtar të lartë tradicional në këtë vend.
Sanusi Lamido Sanusi, emiri i shtetit Kano në veriperëndim të Nigerisë, u rrëzua nga froni për shkak të mosrespektimit të udhëzimeve të ligjshme të guvernatorit, thuhet në një njoftim të qeverisë së shtetit Kano.
“Shkeljet e tij përfshijnë refuzimin e vazhdueshëm të tij për të marrë pjesë në takime zyrtare dhe programe të organizuara nga Qeveria pa ndonjë arsyetim të ligjshëm që paraqet kryeneqësi totale”, tha Alhaji Usman Alhaji, sekretar i qeverisë Kano.
Alhaji tha se imazhi i mirë dhe i vendosur i institucionit tradicional në këtë zonë mund të shkatërrohej nëse mbreti nuk rrëzohej nga froni.
Sanusi, emiri i 14-të i shtetit Kano nën dinastinë Fulani, u emërua në vitin 2014, para së cilës ai shërbeu si guvernator i Bankës Qendrore të Nigerisë për 5 vjet. Ai është ndër pesë sunduesit tradicionalë më të fuqishëm në Nigeri.


