Nigeri, ushtria shpëton 54 persona nga Boko Haram

Mos i humb

Ushtria nigeriane konfirmoi se ka shpëtuar 54 gra dhe fëmijë të mbajtur në robëri nga grupi terrorist Boko Haram.

Në deklaratën e publikuar sot nga zëdhënësi ushtarak Sagir Musa thuhet se ushtarët shpëtuan robërit në një operacion pastrimi gjatë fundjavës në shtetin Borno.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se personat e shpëtuar përbëhen nga 29 gra dhe 25 fëmijë.

Musa tha se luftëtarët e Boko Haram kishin braktisur fshatrat para se të vinin trupat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit