Nikolla: I dhamë fund kaosit, alterteksti prodhoi korrupsion dhe gabime të panumërta

Mos i humb

Teksa prindërit e nxënësit kanë filluar blerjen e teksteve, ministrja e Arsimit përmes një video-mesazhi kritikoi atë që sipas saj krijoi kaos e korrupsion në sistemin arsimor shqiptar altertekstin.

“Alterteksti prodhoi 1310 tekste. Një kaos i vërtetë, korrupsion dhe gabime të panumërta në sistemin e arsimor. Tekste që kanë kapur edhe 11 alternative për një lëndë. Prindërit dhe mësuesit ankoheshin për gabimet në tekste”, shprehet ndër të tjera ministrja Lindita Nikolla.

Këtij kaosi, shprehet ajo, iu përgjigjën duke punuar në dy linja: “Ftuam mësuesit që refuzuan 600 tekste, duke pastruar ato tekste me gabime dhe duke punuar vetëm me ato tekste me standarde”.

Video-mesazho është shpërndarë dhe në faqen e facebook nga kryeministri Rama.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit