Nikolla Kabashiç i dërgon letër Quintit për taksën

Mos i humb

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiç i është drejtuar përmes një letre ambasadorëve të vendeve të Quintit lidhur me zhvillimet e fundit pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

Në letrën ku flet në emër të gjyqtarëve serbë të integruar në sistemin gjyqësor të Kosovës thekson se ajo nuk ka konotacion, motiv e as mesazh politik porse, “është një protestë e shkeljes së të drejtave themelore njerëzore të popullatës serbe në Kosovë”.

Vendim për vendosjen e taksës përbën shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe asaj të CEFTA-së, potencon Kabashiç në këtë shkresë që ka shkuar në adresë të diplomatëve të huaj.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë pasi përmend në letër siç thotë mungesën e ushqimeve, gazetave dhe librave e prdukteve të tjera, shton se “krejt këto prekin qëllimin dhe kuptiminn e integrimit gjyqësor gjë që sipas tij paraqet sfidë në angazhimin e tyre në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës”.

“Me qëllim të shmangjes së eskalimit të mëtejm në mënyrë njerëzore kërkoj nga ju që të shfrytëzoni autoritetin dhe të ndikoni tek organet e Prishtinës për ta ndryshuar kursin e veprimeve dhe kthyer situatën normale dhe besimin e qytetarëve serbë”, përfundon letra./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit