Stafi mjekësor serb në veri proteston kundër taksës (Video)

Mos i humb

Punëtorët e një qendre shëndetësore në veri të Mitrovicës po protestojnë kundër taksës për mallrat nga Serbia.

Drejtori i qendrës klinike “Kosovska Mitrovica”, Milan Ivanoviç kërkesat e tyre është heqja e taksës dhe lirimi i të arrestuarve nga Njësia Speciale e Kosovës.

Ndërsa, Miljana Nikoliç, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore, tha se mund të ndalet ushqimi e barna, por dashurinë për vendin nuk mund tua ndalin.

“Nuk mund të kemi marrë ushqim, mjekësi dhe siguri, por ju nuk mund të marrë dashurinë tonë për Kosovë dhe ju kurrë nuk mund të na merrni historinë tonë, e cila thotë qartë Kosova është pjesë e Serbisë”, tha Nikoliç.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë së Serbisë ka thënë se nëse vazhdohet me taksë gjendja me barna në këtë pjesë do të jetë alarmante.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit