Nikolla, mesazh në ditën e lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në një postim në rrjetet sociale ka kujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ajo shkruan se si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve.

“Si sot, më 6 maj të vitit 1405, lindi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar.

Nën udhëheqjen e tij, atdheu ynë u bë, për rreth një çerek shekulli, parzmore e lirisë dhe qytetërimit evropian.

Si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve.

Prandaj Shqipëria e sotme dhe e ardhme evropiane i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve evropianë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit