Nikolla takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Kuvendi i Shqipërisë, i angazhuar për mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Nikolla u shpreh se Kuvendi mbetet i angazhuar në mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës

Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Nikolla, garantoi se  Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit