Supë me Domate dhe Qofte – Shija që Duhet të Provoni

Mos i humb

Një recetë e cila përgatitet shpejt dhe mund t’ju mbaje të ngopur shumë gjatë.

Larmishmëria e përbërësve që kjo recetë përmban e bën atë një pjatë që mund t’ju mbajë të ngopur gjatë të t’ju dhurojë shumë shije.

Në vend të supës së zakonshme me makarona të vogla, kemi vendosur të shtojmë kuskusin një përbërës dietik dhe shumë i shëndetshëm.

Mësoni të gjithë mënyrën e përgatitjes mëposhtë dhe provoni ta shijoni këtë recetë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

800 gr domate të buta

100 gr kuskus

500 ml lëng perimesh

12 qofte të vogla rrumbullake

150 gr spinaq

1 qepë

2 speca të kuq

1 thelbi hudhër

Borzilok

Vaj

Gjysmë speci djegës

Djathë i grirë kaçkavall

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim AgroWeb ju këhsillon që të bëni gati qoftet e vogla.

Recetën e plotë të tyre mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Pas të keni mbaruar me këtë hap, vendosni në zjarr një tigan me pak vaj dhe skuqni qepën bashkë me specat e grira hollë për rreth 7 minuta.

Përzieni dhe shtoni hudhrën dhe specin djegës për më shumë shije duke i lënë të gatuhen edhe 1 minutë tjetër.

Prisni domatet në copa të vogla dhe shtojini tek tigani, bashkë me kuskusin dhe lëngun e perimeve.

Lërini të gjithë të ziejnë për disa minuta dhe më pas shtoni qoftet bashkë me spinaqin.

Përzieni dhe lërini të ziejnë për 5-7 minuta derisa të gjithë përbërësit të jeni gatuar aq sa duhet.

Në fund shërbejeni në pjata duke shtuar djathë të grirë kaçkavall dhe borzilok të freskët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit