Nimetz në Athinë: Tani është koha për marrjen e vendimeve

Mos i humb

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen çështjen së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, gjatë vizitës së tij në Greqi deklaroi se kjo çështje po diskutohet që 25 vite. “Tashmë është koha për marrjen e vendimeve”, ka thënë ai.

Nimetz, i cili po qëndron në një vizitë në Athinë, pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kocias, në deklaratën për mediat tha se gjërat rreth çështjes së emrit të Maqedonisë dihen nga çdokush.

“Këtë duhet ta trajtojmë deri në kohën e duhur. Nuk ka arsye për të humbur kohë. Tani është koha për të marrë vendim dhe besoj që jemi në këtë pikë”, tha Nimetz.

“Këtë duhet ta shohim si një mundësi dhe t’i dëgjogjmë të dyja palët. Këtu, por besoj që edhe në Shkup ka vullnet”, tha Nimetz, duke shtuar se në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë ka disa çështje të rënda, por se ka një dinamikë në të dyja palët për zgjidhjen e çështjes.

Në pyetjen e gazetarëve nëse vallë ka një periudhë të caktuar kohore për zgjidhjen e çështjes së emrit, Nimetz tha se ai nuk është gjyqtar në këtë çështje por vetëm një ndërmjetës.

“Edhe unë kam patur disa sugjerime. Shpresoj se i përdorin edhe këto. Shpresoj se ditët e ardhshme do të jenë ditë të negociatave, për të parë se ku gjendemi dhe për të rivlerësuar situatën”, tha ndërmjetësuesi i OKB-së. Sipas tij, të dyja qeveritë kanë pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë çështje dhe se mund të përdorin këto pikëpamje.

Ndërmjetësi Nimetz para takimit të tij me Kocias është takuar edhe me zëdhënësin e Partisë opozitare Demokracia e Re (ND), Yorgos Kumuçakos.

Kumucakos në deklaratën e tij pas takimit me Nimetz, tregoi se ndërmjetësi i OKB-së i ka informuar për propozimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit por me këto propozime nuk janë të kënaqur nga partia opozitare greke Demokracia e Re.

Kujtojmë se ndërmjetësi Nimetz të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni ku do të takohet me zyrtarët e lartë shtetërore lidhur me mundësinë për zgjidhjen e çështjen së emrit të Maqedonisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit